Vidal: Nuk lëviz nga Barcelona pa fituar Champions League

Arturo Vidal nuk ka ndërmend që të largohet nga skuadra e Barcelonës pa arritur që të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve. Pas një verë gjatë se cilës emri i tij mbushi faqet e gazetave me lajme rreth merkatos, mesfushori kilian është kthyer në protagonist në Katalonjë.

 

“Është vërtetë që Championsi është objektivi që ndjek dhe që e kam fiksuar në kokë. Ëndërroj finalen e Stambollit dhe jemi gati për ta arritur. E dimë që ky mund të ketë viti ynë. Jam në një klub i cili ka nevojë për këtë trofe.

Ndaj Interit nuk e di nëse isha unë ai që ndryshoi lojën, por ndihesha shumë mirë dhe si zakonisht u mundova të jepja maksimumin për të ndihmuar shokët. Më pëlqyen edhe lëvdatat e tyre, më bënë krenarë, sidomos fjalët e Messit, që është kapiteni ynë, nr 1.

Jam i lumtur këtu, kam ardhur për të fituar dhe për të patur një rol thelbësor, sikurse ka ndodhur gjithmonë në karrierën time. Nuk mendoj të ndërroj skuadër sa herë hapet merkatoja. Nëse klubi dhe trajneri me thonë se duhet të largohem, ky është diskutim tjetër”, deklaroi Vidal.

SHKARKO APP