VIDEO/ Gjesti i ulët i Sergio Ramos, nëse dënohet humbet finalen…

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, është bërë epiqendra e “sulmeve” nga fansat e futbollit në rrjetet sociale, pas një goditje që bëri ndaj Lucas Hernandez të Atletico Madridit. Los Blancos fituan me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa futbollisti spanjoll, Ramos i shpëtoi kartonit të kuq në një moment. Ai duhet ta konsiderojë veten me fat që gjyqtari nuk e ndëshkoi reagimin e tij.
Edhe pse dukej se ai po shkonte drejt topit, Ramos  goditi me bërryl në kokë kundërshtarin e tij, me apo pa qëllim, këtë nuk mund ta përcaktojmë por veprimi i tij mund të dënohet dhe sipas mediave spanjolle ky veprim i tij mund të dënohet deri në 2 ndeshje që do të thotë në Real luan në finale Ramos mund të mos jetë pjesë e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?