VIDEO/ “Jam më i miri i historisë”, reagimi fantastik i Maradonës për deklaratën e Ronaldo-s

Cristiano Ronaldo para pak ditësh bëri të tijin trofeun e 5 të “Topit të Artë” duke barazuar Lionel Messi-n. Në intervistën pas këtij çmimi portugezi nuk u kursye aspak kur foli për veten.

“Nuk shoh asnjë më të mirë se unë,”-u shpreh i bindur Ronaldo. “Asnjë lojtar nuk bën gjëra që unë smund t’i bëj, por shoh gjëra që të tjerët në krahasim me mua nuk mund t’i bëjnë. Nuk ka asnjë futbollist më të kompletuar se unë. Jam më i miri i historisë.”

Rreth këtij mendimi të portugezit spanjollja “AS” i ka marrë një opinion Diego Armando Maradonës. Legjenda argjentinase, kur gazetari ia përmendi këtë deklaratë, tha duke qeshur: “Thuaji Cristianos që të mos na çajë shumë kokën!”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse Cristiano është më i miri, çfarë i bie që të jeni ju”, pyet sërish gazetari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Prandaj po të them, thuaji që të mos na e çajë shumë kokën”, përsëriti Maradona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?