VIDEO/ Juventus finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

Juventus është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për të 9-nën herë në histori.

Skuadra italiane në gjysmëfinale eliminoi Monakon, pasi e mposhti me rezultat 2-1 dhe nga të dy ndeshjet me rezultat të përgjithshëm 4-1.

Golat për Juventusin i shënuan Mario Mandzukiç në minutën e 33-të dhe Dani Alves në minutën e 45-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golin e vetëm për francezët e shënoi talenti 18-vjeçar, Mbappe Lottin në minutën e 69-të.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventusi në finale pret fituesin e ndeshjes Atletico Madrid-Real Madrid, ku favorit është skuadra e Zidane, pasi që është në epërsi prej tre golash nga ndeshja e parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?