FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Presidenti i Luftëtarit shpërthen ndaj ‘FSHF-së’: Kështu nuk vazhdohet, do ta tërheq skuadrën nga gara

Presidenti i ekipit të Luftëtarit, Vangjel Tavo, pas ndeshjes së humbur sot kundër Teutës ka shpërthyer kundër “FSHF”-së për vendimet e qëllimshme të arbitrave që sipas tij sollën disfatën në këtë përballje. Tavo jo vetëm kaq por ka kërcënuar se mund t’a tërheqë ekipin nga gara për shkak se si pasojë e këtyre vendimeve aksionerët e klubit janë larguar dhe tifozët mungojnë në stadium. Numri 1 i gjirokastritëve në fund e mbyll duke pohuar se në të tilla kushte është e pakuptimtë të luash.

“Unë nuk dua të komentoj ndeshjen sepse e panë të gjithë Shqiptarët. Ndodhi një estradë dhe nuk është e para herë. Në qoftë se kanë marrë vendimin të na hedhin nga kategoria, e bëjmë ne përpara se ta bëjnë ata. Arbitrat e tillë janë të degjeneruar. Do mblidhemi për të marrë vendimet tona. Më tha një mik në Tiranë që ju do humbisni nesër, sepse duan të prishin garën. Nuk doja ta besoja, por ja që ndodhi. Gjyqtarët janë bastarda, i bëjë thirrje Dukës të reagojë se është dhe njeri i mençëm.

Kjo është një çmenduri. Shikoni tribunat e stadiumit, janë bosh dhe kjo vjen nga këto që ndodhin nga gjykimi. Kemi një mbledhje tani dhe do të marrim vendime: ose do të tërhiqemi nga gara, ose do ta prishim ne kampionatin para se të na e bëjnë të tjerët. Janë miliona ose miliarda, që hidhen në futboll dhe shkojnë dëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çfarë do të thotë të prishim kampionatin? Do luajmë me fëmijë të vegjël, kjo është prishje e kampionatit. Jemi njerëz të qetë dhe të butë, ndaj na e bëjnë këtë. Ata duan të fortin në fushë ose t’u japin diçka, nuk e di. Vetëm këtë sezon kemi disa raste, ku jemi masakruar, si me Kukësin dhe me Vllazninë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të dëgjuar revoltën e plotë të presidentit, ndiqni videon…

(

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?