FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEOJA që po ‘çmend’ Italinë, Ventura parashikoi gjithçka në 2009-ën

Italia mes lotëve dhe dhimbjeve do të mungojë në Kampionatin Botëror që organizohet vitin e ardhshëm në Rusi.

Pas eliminimit në “Play Off” nga Suedia, së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video e realizuar në 2009-ën, me protagonist Giampiero Ventura.

Në videon në fjalë, trajneri i “axurrëve”, në atë kohë në drejtim të Bari-t është në studiot e stacionit televiziv “Antenna Sud” për t’iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve. Një nga pyetjet ka qenë nëse do të donte që një ditë të bëhej trajner i Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përgjigja e tij është ironike dhe emblematike: “Unë, trajner i Italisë? Do të duhej të arrestoheshin të gjithë ata të federatës…”. Një video kjo që merr një domethënie të veçantë pas dështimit kolosal të ekipit të Ventura-s. Një dështim, i parashikuar nga vetë trajneri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?