Vinicius Junior shpëton Realin nga humbja ndaj Sociedad (VIDEO)

Real Madrid nuk ka arritur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Real Sociedad, një ndeshje shumë e komplikuar për ta. Los Blancos në këtë ndeshje vinin me mungesa të shumta, teksa mbi të gjitha spikat Benzema dhe Hazard. Gjithsesi golin e vetëm në këtë sfidë do ta shënonte Sociedad në fillimin e pjesës së dytë.

Moreal jep një pasim perfekt nga krahu i majtë për Portu, i cili arrin të godasë saktë me kokë duke e dërguar në trekëndësh. Reali u zgjua vonë, pasi do të barazonte rezultatin vetëm 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Vinicius Junior është në kohën dhe në vendin e duhur për të shënuar.

Me këtë barazim Reali mbetet në vendin e tretë me 53 pikë, po aq sa edhe Real Sociedad, ndërkohë që në fundjavë do të sfidojë në derbi Atletico Madrid./R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?