“Vjedhje në Francë, vendim i neveritshëm”, shpërthejnë mediat në Angli për penalltinë e PSG
“Të grabitur dhe të vjedhur”, janë titujt e parë të shtypit sportiv në ishull. Gazetarët anglezë e cilësojnë skandaloze penalltinë e akorduar nga arbitri i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar 2022.
“Rregullat janë të qarta, ajo prekje me dorë nuk ishte penallti”, “Vjedhje në Francë” apo “Vendim i neveritshëm”, janë disa prej titujve të fortë në Angli. Ndërkohë që Marciniak akuzohet se ndihmoi PSG-në me vendimin e tij në “limitet” e takimit në kryeqytetin francez.
I zemëruar në maksimum u shfaq edhe trajneri Hoëe në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.
“Ende po përpiqem ta pranoj atë që ndodhi… Nuk mund të them atë që mendoj rreth penalltisë, topi preku gjoksin në fillim, thjesht jam jashtëzakonisht i kënaqur me mënyrën si luajti skuadra ime”.
Neëcastle mbyll rrugëtimin në grupin F kundër Milanit në “St. James Park”. Skuadra e Premier League do të kualifikohet nëse thyen kuqezinjtë italianë dhe PSG nuk arrin të fitojë në Gjermani përballë Borussia Dortmund.
KOHA JONË SONDAZH

