Vjen konfirmimi nga Kroacia, Reja fton sërish Albi Dokën

Klubi kroat Gorica, ka njoftuar se futbollisti i tyre, Albi Doka ka marrë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare për ndeshjet e nëntorit.

Fillimisht Shqipëria do të luaj një miqësore me Kosovën në datën 11 nëntor e më pas e presin dy sfidat në shtëpi në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, respektivisht më datët 15 dhe 18 nëntor.

Pavarësisht që u ftua në ndeshjet e fundit, Doka nuk pati mundësi të debutonte. Ai ka zhvilluar në të kaluarën, 9 ndeshje me ekipin U21.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?