Vjen lajmi i hidhur, Dembele mbyll para kohe Evropianin me Francën
Ousmane Dembele është përfundimisht i pafat. Sulmuesi i Barcelonës është detyruar që t’i thotë para kohë lamtumirë Europianit. Ylli i Barcelonës pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen me Hungarinë dhe do i duhet të paktën 3 javë për t’u rikuperuar.
“Ousmane Dembele ka kryer një ekzaminim me rreze X në spitalin e Budapestit mbrëmjen e së dielës. Koha e rikuperimit të sulmuesit nuk është e pajtueshme me qëndrueshmërinë e tij në skuadër.
Pasi diskutuam me lojtarin dhe mjekun e ekipit, Franck le Gall dhe trajneri Didier Deschamps kanë bërë të ditur se Ousmane Dembele nuk do të jetë i gatshëm për Francën në pjesën e mbetur të Europianit”, shkruhet në deklaratën e Federatës Franceze.