Vjen largimi i katërt për sot te Tirana, i radhës është Regi Lushkja

Sot mund të cilësohet si dita e largimeve masive nga skuadra e Tiranës. Pas Bruno Lulaj, Kristal Abazaj dhe Patrick, bardheblutë njoftuan një tjetër largim.

Mesfushori Regi Lushkja nuk është më pjesë e “bardhebluve” të kryeqytetit. Përmes publikimit në një “Insta-Strory”, Tirana bën me dije largimin Lushkjas, teksa e falënderon mesfushorin.

Regi Lushkja u bashkua me Tiranën në janar të 2023-shit nga Sheriff Tiraspol-i dhe në një sezon e gjysmë mesfushori 28-vjeçar ka mbajtur rolin e titullarit te skuadra bardheblu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?