“Vladimir Putin”, thirrja nga tifozët turq para skuadrës ukrainase. Dënohet si sjellje e pahijshme

Në ndeshjen Fenerbaçe-Dynamo Kiev, e vlefshme për kualifikueset e turit të dytë në Champions League, tifozët vendas lanë shumë për të dëshiruar. Pas golit të parë të pësuar nga ukrainasit, tifozët e klubit turk brohoritën emrin e presidentit rus Vladimir Putin.

Kjo situatë zgjati për më shumë se një orë. Në një moment klubi ukrainas kërkoi dhe ta ndërpriste ndeshjen derisa tifozët të qetësoheshin.

Diçka e tillë i çoroditi disi miqtë që pësojnë gol pak parafundit. Në fund ishin ukrainasit ata që u gëzuan me golin e shënuar në minutën e 114 nga Oleksander Karavajev. Qëndrimi i tifozëve është dënuar si sjellje e pahijshme, në një kohë lufta vijon, dhe merr jetë njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?