Vllaznia nuk ndalet me Xhaferrin, rinovohen kontratat e dy futbollistëve

Vllaznia nuk mendon vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Klubi Shkodran ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së kapitenit Gurishta dhe të Krujës, të cilët do të jenë të lidhur me skuadrën ku janë rritur si futbollistë edhe për dy sezone të tjera.

Atyre u përfundonte kontrata pas 3 muajsh, por sponsori Xhaferi nuk ka pritur fundin dhe ka mbyllur që tani marrëveshjet e reja si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë për rikthimin tek suksesi.

Rinovimet konfirmojnë faktin që drejtuesit e Vllaznisë janë duke menduar për të ardhmen. Gjatë verës janë firmosur kontrata afatgjata me lojtarë të tillë si Krymi dhe Adili, ndërsa më pas zgjati bashkëpunimin edhe Ardit Hoxhaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?