FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia rimerr kreun falë Hoxhaj, Tiranë mund Laçin (VIDEO)

Vllaznia rimerr kryesimin e Kategorisë Superiore, duke përfituar nga ndalesa e Laçit, që e ka dorëzuar vendin e parë pas vetëm një jave. Skuadra kuqeblu mori një fitore të vuajtur 1-0 në transfertën ndaj Kastriotit, me një gol të shënuar në kohën shtesë nga Hoxhaj.

Laçi pasi eliminoi Partizanin në Kupë, është mundur 2-1 në kampionat nga Tirana. Celhaka zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t për bardheblutë, por Mazrekaj do të barazonte në të 40-ën. Tirana do të rikthehej sërish në avantazh me një gol të shënuar nga Ismajlgecit. Skuadra bardheblu ngjitet në vendin e pestë me 38 pikë.

Kukësi jo vetëm që nuk fiton, por pëson një tjetër disfatë. Skuadra verilindore u mposht 2-1 nga Bylisi. Dy gola të Ndrecës për ballshiotët bën të pavlefshëm golin e Kurdic. Kukësi tashmë e sheh veten pranë zonës së ftohtë, pasi ka 32 pikë, 3 më shumë se Kastrioti. Skënderbeu ndërkohë mori fitoren e katërt sezonale, duke mposhtur 2-1 Apoloninë, dhe duke lënë fierakët në vendin e fundit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?