Volejbolli italian në zi, Sara Anzanello ndërron jetë në moshën 38 vjeç

Volejbolli italian është në zi sot, pasi ka humbur kampionen e botës në vitin 2002 me Kombëtaren italiane, Sara Anzanello.

38-vjeçarja kishte kryer një transplant në mëlçi, në vitin 2013, pasi kishte konstatuar një formë të avancuar hepatiti dhe për 5 vite luftoi me vdekjen, por sot humbi betejën përgjithmonë.

Në 2013-ën, Sara luante për një skuadër azerbajxhanase, kur konstatoi sëmundjen, ndërsa pasi kreu terapitë fillestare, iu rikthye sërish volejbollit, dhe arriti të luajë në Serinë B.

Swiss Digital Desktop Reklama

Volejbolli ishte pasioni i saj dhe 38-vjeçarja ishte një nga tifozet kryesore të Italisë në Botërorin e sapo-përfunduar, ku shoqet e saj u mposhtën në finale nga Serbia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?