Xavi zbulon bisedën me Neymarin: Na lajmëroi në dasmën e Messit se do të largohet

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez ka treguar se Neymar e bëri të qartë se dëshironte të largohej nga “Camp Nou” në dasmën luksoze të Messit dhe Antonella Roccuzzos në Rosario.

“Ai na tha në dasmën e Messit se donte të ndryshonte ekip. I thashë atij: ‘Por, pse?’ [Ai tha] Nuk jam i lumtur në Barcelonë, unë preferoj të largohem, të kem një eksperiencë të re në Paris Saint-Germain, së fundi, ishte vendimi i tij”, rrëfeu Xavi për BBC Ëorld Service.

Kujtojmë që braziliani u bashkua me Paris Saint-Germainin në muajin gusht për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?