Zbulohen formacionet e Lazio-Juventus, Muriqi e nis sërish titullar (VIDEO)

Lazio dhe Juventus pas pak minutash do të zbresin në fushë për të luajtur super sfidën e javës në Seria A. Trajneri Inzaghi në këtë ndeshje do të jetë pa Strakoshën, Lucas Leiva dhe Immobile.

Në portë do të jetë Reina, ndërkohë që spikat rikthimi nga minuta e parë e Luis Albertos. Në sulm do të jetë sërish nga minuta e parë Vedat Muriqi, i cili si në Champions do të ketë shansin e artë për të qenë titullar.

Ndryshime ka edhe te Juventusi pas dëmtimit të Chiellinit. Vendin e tij do ta marrë Demiral. Në mesfushë Pirlo i ka besuar Bentancur dhe Rabiot, ndërkohë që Frabotta dhe Cuadrado do të luajnë në krahë. Kulusevski do të vendoset pas dyshes Ronaldo-Morata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?