Zbulohen formacionet zyrtare të super duelit Bayern-Real Madrid

Bayern Munchen dhe Real Madrid do të përballen në Allianz Arena në ndeshjen e parë të vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet, me Tuchel dhe Ancelottin që kanë vendosur për titullarët.

Gjermanët nuk do të kenë në dispozicion De Ligt, Sarr, Marusic, Coman, Buchmann dhe Boye për shkak dëmtimi.

Në krahun tjetër, Los Blancos vuajnë mungesën e Alaba për shkak dëmtimi, ndërsa Carvajal nuk do jetë për shkak kartonësh. Gjyqtari i takimit të sotëm është francezi Turpin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bayern Munchen (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui; Laimer, Goretzka; Leroy Sané, Musiala, Guerreiro; Harry Kane. Trajner: Thomas Tuchel

Swiss Digital Mobile Reklama

Real Madrid (4-3-1-2) – Lunin; Vazquez, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Tchouameni; Bellingham; Rodrygo, Vinicius Jr. Trajner: Carlo Ancelotti

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?