Zbulohet data se kur do të zyrtarizohet Mbappe te Real Madridi

Real Madrid do të njoftojë transferimin e Kylian Mbappe pas përfundimit të finales së Champions League më 1 qershor ndaj Borussia Dortmund, siç raporton “The Athletic”.

Pas shumë spekulimeve, francezi i dha fund thashethemeve për të ardhmen e tij, ku i dha lamtumirën klubit parizien nëpërmjet publikimit të një video-mesazhi në rrjetet sociale.

Real Madridi është favoriti i vetëm për të transferuar francezin. Pas trantativave të dështuara në 2022, duket se ka ardhur momenti ideal për të marrë në ekip një kampion bote si Mbappe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke qenë se klubi madrilen nuk kërkon të largojë fokusin nga fusha e lojës, do të zyrtarizojë francezin pas finales së Ëembley, ku edhe situata mund të jetë më e relaksuar në rast triumfi ndaj Dortmundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?