Zbulohet shprehja raciste e Neymarit: Kinez m**i!

Neymar vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë në Francë. Ylli brazilian i cili skualifikua me dy ndeshje nga komisioni i Disiplinës në Ligën Franceze të Futbollit për shkak se goditi me grusht pas koke një lojtar kundërshtar në klasiken PSG-Marseille.

Pas ndeshjes Neymar megjithatë u mbrojt me faktin se ndaj tij Alvaro Gonzales kishte përdorur shprehje raciste duke e quajtur majmun. Megjithatë media spanjolle Cadena Cope ka nxjerrë fakte të reja nga episodet e asaj sfide që bëjnë me faj Neymar-in.

“Marseille ka disa imazhe që tregojnë se Neymar i thotë ‘kinez m**i’ mbrojtësit Hiroki Sakai”, zbulonte gazetari spanjoll gjatë “El Partidazo de COPE”, ndërkohë që tani Cadena Ser ka publikuar edhe videon kur Neymar e bën diçka të tillë.“Ik nga këtu, kinez m**i”, janë fjalët e sulmuesit ndaj futbollistit kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?