Zhegrova i “shkel syrin” Juventusit: Ka ardhur momenti të kaloj në klub të madh!

Edon Zhegrova zhvilloi sezonin e jetës në Francë, ku me 12 gola dhe 10 asiste ishte një nga lojtarët më të mirë të Lille. Këto shifra dhe paraqitja e tij pritet të largojnë Zhegrovën gjatë verës.

Një fakt që e ka pranuar edhe vetë lojtari nga Kosova, duke shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në një ekip më të madh: “Mendoj se kam dhënë më të mirën time te Lille. Mendoj se tani ka ardhur momenti të transferohem në një klub më të madh”, u shpreh Zhegrova për Oxygen.

Zhegrova u transfera te Lille në janar të 2022 nga Bazeli për 7 milionë euro, por tani vlera e kartonit të tij është dyfishuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?