Zhgënjejnë skuadrat e kryeqytetit, debutim për t’u harruar i Dybalas, bie Lazio

Skuadrat e kryeqytetit të Italisë kanë zhgënjyer dje në miqësoret e luajtura. Genoa triumfoi 4-1 ndaj Lazios, në një sfidë që pati pak histori. Golat për ekipin nga Genoa u shënuan nga Coda (X3) dhe Gudmundsson, sakaq e vetmja rrjetë për lacialët erdhi nga Immobile.Në këtë takim luajti edhe Elseid Hysaj, me mbrojtësin shqiptar që ishte jashtë forme.

Disfatë edhe për Romën. Paulo Dybala ka debutuar me humbje në skuadrën e re, teksa ekipi i Mourinhos u imponua 0-1 nga Ascoli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?