FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane mendon për largimin, Juventus gati ta rrëmbejë në verë

Juventusi dhe Real Madridi janë gati të ndezin sesionin e ardhshëm të merkatos. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, në fakt, bardhezinjtë janë duke menduar për Zinedine Zidane, në rast largimi të Pirlos. Trajneri i Realit të Madridit, pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2022, preferon të mos japë garanci për të ardhmen e tij.

Në konferencën e fundit për shtyp, iu përgjigj në këtë mënyrë gazetarëve që i kërkuan të dinin në lidhje me planet e tij për të ardhmen: “Nuk shikoj më tutje se ditë pas dite, nuk kam në program asgjë”. Skenarët e mundshëm për francezin, në rast lamtumire nga Reali i Madridit, sipas “AS” janë dy.

I pari e çon te marrja e drejtimit të Francës, nëse do të largohet Deschamps. Por diçka e tillë mund të ndodhë në 2022-shin, kur skadron kontrata e trajnerit aktual me federatën dhe mund të përshpejtohet vetëm nëse kampionët në fuqi të botës do të bënin një figurë të keqe në kampionatin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opsioni i dytë për Zidane është pikërisht Juventusi. Andrea Pirlo, pas eliminimit nga Portos në 1/8-at  e Champions League, dhe me Interin të distancuar në krye të kampionatit, ka përfunduar në bankën e të akuzuarve, edhe pse Nedved me fjalët e tij “blindon” qëndrimin e tij dhe atë të Cristiano Ronaldos te Juvja. Gjithsesi, në rast lamtumire, sipas “AS”, objektivi i parë do të ishte Zidane, që me fanellën bardhezi, në Torino, ka përjetuar momente magjike si futbollist. Nëse Zidane largohet, Raul dhe Joachim Loë, që ka paralajmëruar largimin nga Kombëtarja Gjermane pas Europianit, është një alternativë shumë e mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?