FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane: Nuk u habita nga paraqitja e Mbappe në “Camp Nou”, ai dhe Haaland …

Zidane ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës ndaj Valladolid në kampionat.  I pyetur mbi shpërthimin e Mbappé dhe Haaland në Champions, Zidane e bëri të qartë se i ka shijuar të dy, ndërsa askush nuk duhet të jetë i befasuar nga shfaqja e sulmuesit të PSG-së në “Camp Nou”.

“Do të bëjmë një gabim të madh nëse mendojmë për të mërkurën e ardhshme, në Champions. Kemi pasur një javë shumë të mirë dhe duhet ta tregojmë këtë në fushën e lojës.

Mbappe dhe Haaland? Unë i shikoj të gjitha ndeshjet dhe kënaqem kur shoh gjëra të mira. E shijoj futbollin si të gjithë tifozët. Do të shohim, por ata janë shumë të mirë, si Messi, Cristiano dhe Neymar. Janë lojtarë më të rinj, të së tashmes dhe së ardhmes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cilin preferon? Epo, siç po thosha, ajo që më pëlqen është të shoh lojtarë të mirë. Ata janë dy lojtarë të së tashmes dhe së ardhmes, por nuk do të përgjigjem cilin preferoj. E rëndësishme është se kemi fatin t’i shohim duke luajtur. Të gjithë flasin për Mbappé, ka bërë nuk është për t’u habitur, sepse e njoh mirë”, deklaroi francezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?