FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zlatan Ibrahimoviç a do jetë në Botëror?

Suedia bëri mrekullinë një natë më parë duke u kualifikuar për në Botërorin e Rusisë dhe la jashtë Italinë katër herë kampione e Botës. Vitet e fundit, Zlatan Ibrahimoviç ka qenë ylli i ekipit, por ai u tërhoq nga kombëtarja në fundin e Europianit të vitit të kaluar, por a do të ketë një rikthim në Kupën e Botës për të?

Zlatan mbështeti skuadrën e tij nga tribuna në ndeshjen e parë, ku Suedia fitoi 1-0, ndërsa pas barazimit dhe kualifikimit në “San Siro”, lojtari i Manchester United postoi një mesazh në profilet e tij në rrjetet sociale. “Ne jemi Suedia”.

Ndërkohë, trajneri i Suedisë u pyet menjëherë pas ndeshjes për Ibrahimoviç nëse do të kishte një rikthim për të në kombëtare, por u mundua ta shmang përgjigjen, duke thënë se ishte kohë për të folur për lojtarët, të cilën bën mrekullinë në kombëtaren që ai drejton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, tashmë që Suedia do të jetë në Rusi me siguri edhe tundimi për t’u rikthyer mbetet i madh për gjigantin suedez dhe do të jetë vetë ai që do ta vendosë një gjë të tillë në të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?