Zlatan Ibrahimoviç pritet të rikthehet në ndeshje

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka treguar se kur do të kthehet të luaj sulmuesi Zlatan Ibrahimovic. Jose Mourinho beson se Zlatan Ibrahimovic do të kthehet të luajë në vitin 2017, pasi tashmë e ka kaluar lëndimin.

Portugezi madje tha se suedezi është një luan, një luftëtar i vërtetë. “Ibrahimovic është një luan, një luftëtar. Mendoj se ky është përshkrimi më i mirë për të. Ai është i frustruar gjatë tërë kohës dhe kjo është arsyeja pse ai është shumë afër rikthimit”, tha Mourinho për Sky Sports.  “Ashtu siç kemi pritur, ai ka reduktuar kohën e kthimit dhe siç kemi thënë në javët e fundit, ai do të kthehet në vitin 2017”.

Ibrahimovic në fund të sezonit të kaluar kishte këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen ndaj Anderlechtit në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?