FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zvicra e “çmendur” përmbys Belgjikën, Seferovic dhe Shaqiri të papërmbajtshëm (VIDEO)

Zvicra ka rrëmbyer një fitore spektakolare në ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve, duke mundur me përmbysje 5-2 kombëtaren e Belgjikës. Skuadra helvete me këtë fitore historike ka rrëmbyer kreun e Grupit 2 në Ligën A.

Sfida nisi në malore për ekipin e Petkovic që e pa veten dy herë në disavantazh me gola të shënuar nga Thogan Hazard, vëllai i Eden Hazard në minutën e 2-të dhe 17-të.

Reagimi i Zvicrës vjen në minutën e 26-të nga pika e bardhe me Rodriguez, ndërkohë që në minutën e 31-të, Seferovic shënon golin e avantazhit falë një super asist të dhënë nga Shaqiri. Në fundin e pjesës së parë Seferovic kompletoi përmbysjen e çmendur duke shënuar golin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë mbrojtësit Elvedi shënoi golin e katërt, ndërkohë që Seferovic vulosi fitoren e thellë 5-2 dhe kreun e Grupit. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?