ZYRTARE/ Arturo Vidal firmos me Interin, ribashkohet me Conten

Arturo Vidal nga dita e sotme është zyrtarisht futbollist i Interit. Futbollisti kilian është transferuar për 1 milion euro nga skuadra e Barcelonës.

“Barça shpreh publikisht mirënjohjen e saj për Vidal, për angazhimin dhe përkushtimin e treguar. I uron atij shumë suksese”, – shkruan klubi blaugrana, duke konfirmuar largimin e lojtarit.

Në dy vitet me katalanasit, mesfushori ka luajtur 96 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar edhe 11 gola. Barcelona i pagoi Bayernit 18 milionë euro, plus 3 milionë në formë bonusesh, verën e vitit 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arturo Vidal kthehet në Itali dhe do të jetë nën urdhrat e një të njohuri të tij të vjetër: Antonio Conte. Strategu italian e kishte një nga objektivat kryesor që në merkaton e janarit, ndërkohë që në verë hoqi dorë nga Tonali vetëm për të pasur në ekip Vidalin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?