ZYRTARE/ Conte është trajneri i ri i Napolit: Ju premtoj vetëm një gjë …

Tashmë është zyrtare: Antonio Conte është trajneri i ri i Napolit. Lajmi është konfirmuar me anë të një njoftimi për shtyp në faqen e klubit.

“SSC Napoli mirëpret  Antonio Conte  i cili merr rolin e trajnerit të ekipit të parë pasi ka nënshkruar një kontratë që do ta lidh atë me klubin deri më 30 qershor 2027”, shkruhet në njoftimin e klubit napolitan.

“Napoli është një skuadër me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë: do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë total”, tha Antonio Conte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?