FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

ZYRTARE/ Jasir Asani largohet nga skuadra e Partizanit

Jasir Asani nuk do të jetë pjesë e Partizanit në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë futbollisti pas një foto të përbashkët me Presidentin Gazment Demi, me shenjën e ok, si konfirmim i mëtejshëm i një zgjedhje dypalëshe dhe një miqësie që zgjat pavarësisht se rrugët ndahen këtu profesionalisht.

Sulmuesi i jep lamtumirën Partizanit pas plot 4 vitesh në kampin e kuq, në mes një huazim disamujor i pasuksesëshëm te Aik në Suedi, por mbi të gjitha një titull kampion, shumë gola e kënaqësi që talenti nga Shkupi i ka dhuruar tifozëve të kuq. Në postimin e tij shkruan.

“Sot ka ardhur dita qe t’ju them faleminderit te gjitheve dhe mirupafshim. Ndarjet nuk me kane pelqyer kurre por futbolli eshte i tille, me nje fillim dhe nje fund. Pas shume ndeshjesh, suksesesh, deshtimesh e sakrificash, erdhi dita qe te them faleminderit per cdo emocion qe me keni dhuruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua te falenderoj stafin teknik, te gjithe trajneret me te cilet kam punuar, te gjithe asistentet, stafin organizativ, magazinieret dhe kujdestaret e fushes e te topave. Ju ma keni bere gjithcka me te lehte ne aventuren time te Partizani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpirti i Partizanit, tifozeria e kuqe do te jete gjithmone nje kujtim i bukur per mua dhe do te kene gjithmone nje vend te vecante ne zemren time. Me keni mbeshtetur nga dita e pare qe erdha dhe sot dua tju them faleminderit per gjithcka. Faleminderit Partizan!”, shkruan futbollisti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?