ZYRTARE/ Partizani firmos me mbrojtësin Andi Hadroj

Andi Hadroj është përforcimi më i ri në radhët e Partizanit. Lajmin e bëri publik vetë faqja zyrtare e klubit, e cila i komunikoi tifozëve arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

22-vjeçari është një emër i njohur në kampionatin tonë, pasi më parë ka qenë pjesë e Laçit, ndërsa sezonin e fundit luante me fanellën e Bylisit.

Mbrojtësi firmosi një kontratë për 2 vite e gjysmë dhe menjëherë do të vihet në shërbim të trajnerit Dritan Mehmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?