ZYRTARE/ Stefano Pioli largohet nga drejtimi i skuadrës së Milanit

Stefano Pioli nuk do të jetë më trajneri i Milanit në sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi ka komunikuar zyrtarisht se sezonin e ardhshëm nuk do të vijojë bashkëpunimin me teknikun që drejton skuadrën që nga tetori i vitit 2019.

“Milan falenderon Stefano Piolin dhe stafin e tij për këto 5 vite në krye të skuadrës së parë, duke arritur një titull kampion që do të mbetet i paharrueshëm dhe duke kthyer rregullisht Milanin në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. Stefano, me profesionalitetin e tij, ka ditur të përmirësojë lojtarët dhe i ka mësuar me vlerat themelore të Klubit”, lexohet në komunikatën e Milanit.

Kështu, të shtunën Stefano Pioli do të drejtojë për herë të fundit Milanin dhe do të ndahet me tifozët në San Siro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?