Zyrtare/ VAR do të përdoret edhe në Spanjë, në “La Liga” aplikohet për sezonin 2018/19

Pas Bundesligës dhe Serie A edhe La Liga dorëzohet përballë teknologjisë. Gabimet e arbitrave gjatë këtij sezoni kanë detyruar presidentin e komisionit teknik të arbitrave në Spanjë, Sanchez Arminio të zyrtarizojë përdorimin e VAR, (Video Asistant Referee) në kampionatin spanjoll duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Pra, edicioni 2018/19 i La Ligas do të jetë pikërisht i epokës VAR-it.

Kjo formë për të lehtësuar gjykimin dhe shmangur gabimet është pëlqyer në kampionatin italian, por jo dhe në atë gjerman. Ankesa më e madhe për VAR-in është koha që merr gjyqtari për të dhënë vendimin, pasi sipas njerëzve të futbollit po humbet entuziazmi në ndeshje. Vendimi për përdorimin e teknologjisë në kampionatin spanjoll fillimisht është pritur mirë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?