TAP rikonstrukton shkollën “Fuat Babani” në Bilisht me 600 mijë euro

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka rikonstruktuar nga e para dhe e ka pajisur me sistem ngrohje qendrore shkollën “Fuat Babani” në Bilisht. Rikonstruksioni i kësaj shkolle, me vlerë rreth 600’000 Euro, është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP dhe tashmë i ofron kushte shumë më të mira mësimi rreth 800 nxënësve.

Falë këtij investimi të TAP është realizuar rikonstruksioni i plotë i ambienteve të brendshme dhe të jashtme të godinës së shkollës, mobilimi i ambienteve të brendshme, rikonstruksioni i palestrës dhe instalimi i sistemit të ngrohjes qendrore. Duke synuar krijimin e një standardi të ri përsa i përket sigurisë, TAP e ka pajisur edhe gjimnazin e Bilishtit me sistem alarmi për zjarrin dhe shkallë për dalje emergjence.

Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, tregon për rëndësinë që ka përmirësimi i kushteve të mësimit për TAP, si një investim për të ardhmen: “Përveç ndërtimit të gazsjellësit, TAP është i përkushtuar të përmirësojmë jetesën e komuniteteve pranë gazsjellësit nëpërmjet investimeve sociale dhe mjedisore. Ne mendojmë se përmirësimi i jetesës është i lidhur ngushtë me edukimin e brezit të ri. Për këtë arsye përmirësimi i kushteve të shkollave dhe kopshteve ka qenë përparësi për investimet sociale dhe mjedisore të TAP. Deri më sot kemi ndërhyrë në rikonstruksionin e plotë të katër shkollave.”

Drejtori i shkollës “Fuat Babani”, Hajdër Lilo, shprehet: “Shkolla ishte e amortizuar krejtësisht. Nga mungesa e çatisë, zhvillimi i mwsimit nw katin e tretw ishte jashtw normales. Të gjitha suvatë ishin të rëna dhe lagështia ishte tej normave. Tani gjendja është shumë e mirë, kushtet janë shumë të mira. Kjo u arrit me financimin e Gazsjellësit TAP.”

Në realizimin e këtij investimi, TAP ka gjetur bashkëpunimin maksimal me Bashkinë e Devollit dhe mbështetjen e kryetarit të Bashkisë, Bledjon Nallbati. Po i njëjti bashkëpunim midis TAP dhe Bashkisë së Devollit po vijon gjatë realizimit të investimeve të tjera sociale dhe mjedisore në këtë bashki.

Punimet për rindërtimin total të shkollës janë kryer nga dy kompani shqiptare. Abkons kontraktori i TAP për projektet sociale, menaxhoi punimet e rikonstruksionit të shkollës dhe AD-star shpk & Kefa shpk realizoi punimet ku u punësuan afërsisht 80 persona.

Shkolla “Fuad Babani” është shkolla e tretë që është rikonstruktuar nga e para si pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP. Në vitin 2015, TAP rikonstruktoi ambientet sportive të shkollës “Andon Profka” në fshatin Seman. Në tetor të vitit 2017 u bë përurimi i shkollës “Thanas Ikonomi” në Grecalli të Fierit ndërkohë që në nëntor të po këtij viti u përurua shkolla “7 Dëshmorët” në Bashkinë e Roskovecit. 

Lista e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri

 

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

të Përfunduara

·     Rikonstruksioni i mjediseve të shkollësAndon Profka në Seman të Fierit (Qershor 2015)

·     Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (Tetor 2016)

·     Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016)

·     Raundi i parë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2016)

·     Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (Shkurt 2017)

·     Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (Qershor 2017)

·     Rikonstruksioni i plotë i shkollësThanas Ikonomi në Fier (Qershor 2017)

·     Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (Gusht 2017)

·     Rikonstruksioni i plotë i shkollës7 Dëshmorët, në Strumë, Roskovec (Shtator 2017)

·     Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (Tetor 2017)

·     Raundi i dytë i programit të praktikave profesionale për studentët (Dhjetor 2017)

·     Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat (Dhjetor 2017)

·     Rikonstruksioni dhe pajisja me sistem qendror ngrohje i shkollës “Fuat Babani”, Bilisht (Dhjetor 2017)

·     Pastrimi i shtratit të luginës së lumit Osum në Berat (Dhjetor 2017)

·     Dhurimi i Stolave për sheshin Skënderbej në Tiranë (Janar 2018)

·     Pajisja me kondicionerë e klasave të shkollës “Zylyftar Veleshja” në Çorovodë (Janar 2018)

·     Dhurimi i 1000 pemëve për Bashkinë e Tiranës (Mars 2018)

·     Rehabilitimi i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier (Mars 2018)

·     Mobilimi dhe dhurimi i 400 librave për Bibliotekën e Qytetit të Beratit (Mars 2018)

 

ISM në Zhvillim e Sipër

 

·    Rikonstruksioni i Muzeut Gjon Mili, Korçë.

·    Raundi i tretë  i programit të praktikave profesionale për studentët.

·    Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare ‘’3 Dëshmorët’’, fshati Pobrat, Ura Vajgurore.

·    Ndërtimi nga e para i kopshtit të fshatit Pashalli, Ura Vajgurore.

·    Ndërtimi nga e para e shkollës “Lluke Mita”, fshati Konisbalte, Ura Vajgurore.

·    Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare në fshatin Veterrik, Berat.

·    Ndërtimi  nga e para i kopshtit në fshatin Dyshnik, Berat.

·    Ndërtimi  nga e para e shkollës i shkollës “Xhemal Çekini”, Uznovë, Berat.

·    Rikonstruksioni i kopshtit Nr.1, Çorovodë, Skrapar.

·     Rehabilitim i sistemit vaditës Kuç, Bilisht

·     Rehabilitim i sistemit vaditës dega Dermenas, Fier

 

 

 Pak histori rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut. 

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria. 

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020. 

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), Snam S.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

SHKARKO APP