Google, lajme me etiketë verifikimi

Dezinformimi dhe shpërndarja e lajmeve ‘fake’ online i ka shtyrë platformat e internetit të marrin masa. Pas një udhëzimi për përdoruesit mbi  lajmet e rreme të vendosur nga Facebook, vjen edhe etiketa e verifikimit, ‘fact-checking’ në motorin e kërkimit Google dhe në Google News.

“Për herë të parë kur bëhet një kërkim në Google do të sjellë rezultate që përmbajnë verifikimin e fakteve të një apo më shumë konfirmimeve publike, ky informacion do të dalë qartë në faqen e rezultateve”, thotë kompania.

Do të tregohen informacione mbi deklaratën e verifikimit, nga kush është bërë dhe nëse ndonjë burim ka verifikuar atë deklaratë në veçanti.

Në fakt verifikimet nuk do të bëhen nga Google por nga media dhe redaktorë që për të marrë ktë etiketë duhet të përdorin standardet e zhvilluara nga Schema.org, Duke University Reporters Lab dhe nga Jigsaw, seksioni i Google që merret me zgjidhjet teknologjike.

“Duke e bërë këtë aktivitet të ‘fact-chekcing’ më të dukshëm në rezultatet e kërkimit, kemi parasysh që përdoruesit mund të shohin dhe vlerësojnë vetë me lehtësi për të formuar një opinion”, shpjegon kompania.

SHKARKO APP