United fiton me lehtësi ndaj C.Palace, shkon në raundin tjetër të EFL Cup (VIDEO)

Manchester United triumfon 3-0 ndaj Crystal Palace dhe kualifikohet në raundin tjetër EFL Cup.

Skuadra e Ten Hag dominoi ndaj C. Palace, ndërsa vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, fillimisht me Garnacho në minutën e 21-të dhe pas gjashtë minutash dyfishoi Casemiro.

Pas një pjesë të parë të dobët, “Shqiponjat” u zgjuan disi në pjesën e dytë dhe provuan të reagonin, por ishte e pamundur, ndërsa Manchester United realizoi edhe golin e tretë me Martial në minutën e 55-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?