Home Bota Vuçiç thotë s...

Vuçiç thotë se shqiptarët i rrahën djalin në Gjermani

85
0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pranon se djali i tij Danilo, ishte i pranishëm në përleshjet fizike që ndodhën në qytetin Gelsenkirchen, në prag të ndeshjes Angli-Serbi. Ai akuzoi tifozët shqiptare se ia dhunuan djalin, që shoqërohej nga huliganë, duke e qëlluar me shishe birre dhe karrige.

“Kanë qenë kryesisht shqiptarë, tifozë të Schalkes, i kanë sulmuar me karrige. Ishte interesante qasja policisë gjermane që kërkoi arrestimin e tifozëve serbë. Nuk e di se çfarë duhet të bëjë dikush kur e sulmojnë me karrige dhe shishe. Ata u ulën të qetë dhe po hanin. Ishte e vetmja kafene me flamur serb dhe kjo i shqetësonte. Unë e dua djalin tim. Ai nuk e turpëroi babanë e tij në asgjë”, tha Vuçiç.

Presidenti serb foli sërish si një fallxhor, ndërsa paralajmëroi qytetarët dhe mbarë botën se pret që në muajt e ardhshëm situatë gjeopolitike të përkeqësohet, pasi sipas tij, po jetojmë krizën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore. Presioni nga Rusia për armët serbe që përfundojnë në Ukrainë ishte i dukshëm, me Vuçiç që hodhi poshtë akuzat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit