FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Must Do Travels”: Shqipëria, parajsa e fshehur apo zemra e Mesdheut

Shqipëria si destinacion europian i cili ka shumë për t’u zbuluar dhe për t’u eksploruar vazhdon të tërheqë vëmendjen e agjencive dhe web-siteve të huaja.

Vendi i shqiponjave po promovohet kudo në botë si një thesar që pret për t’u zbuluar dhe promovimi i saj dhe nga turistët e huaj ka bërë që vendin ynë të jetë në axhendën e vendeve turistike mjaft të pëlqyera e cila ofron një turizëm gjithëvjetor dhe të larmishëm.

Së fundmi ”Must Do Travels” komuniteti më i madh dhe një influencues i lartë i udhëtimit për promovimin e turizmit në mbarë botën ka shpërndarë një video duke treguar vendet më të bukura të Shqipërisë nga liqenet, deti dhe deri tek malet si një vend turistik plot ngjyra dhe mjaft i bukur ku ndërthuret gjelbërimi dhe natyra e qetë me majat e thepisura me bukuri të egër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi citon sajtin “Must Do Travels” që shkruan: “Shqipëria është thjesht spektakolare”, ndërsa i referohet sajtit si një nga komunitetet më të mëdha të udhëtimit, që ka publikuar një video për Shqipërinë të vlerësuar si “parajsa e fshehur” dhe “zemra e Mesdheut”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/235377787131098/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?