FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Punonjësja pret thonjtë në mes të restorantit, tmerrohen klientët

Një punonjëse në një restorant ka tmerruar kilentët pasi ka filluar të presë thonjtë para tyre ndërkohë që ata hanin darkë.

Video është regjistuar në një restorant kinez në Winston-Salem, Karolina e Veriut, sipas New York Post.
Gjatë klipit një grua dëgjohet duke thënë: “Ajo është duke prerë thonjtë në një restorant kinez dhe punon këtu. Pikërisht këtu para të gjithëve.”

Klientja Ashley Hambright-Beauchamp publikoi pamjet në internet, së bashku me një foto tjetër që tregon veprimin më qartë.

“Mua nuk më pëlqen ushqimi kinez për arsyet e mia. Pasi isha dëshimtare e kësaj ngjarje u shtua dhe një arsye tjetër në listën time,”-shkruan ajo. “Kjo nuk është shaka. Gruaja erdhi rreth banakut dhe u ul në zonën e ngrënies në një tavolinë dhe filloi duke prerë thonjtë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?