FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Tragjedi në ditën më të bukur

Publikohet videoja tragjike e momenteve kur një nuse humbi jetën, pas rrëzimit të helikopterit, pak minuta para zhvillimit të ceremonisë martesore.

Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor në Brazil, kur Rosemere do Nascimento Silva vendosi t’i bëjë një surprizë burrit të saj, duke shkuar me helikopter drejt altarit.

Por, helikopteri u rrëzua fatalisht vetëm pak milje larg vendit ku ishte përgatitur ceremonia martesore dhe nusja humbi jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me të, në helikopter ishin edhe vëllai i saj, fotografja dhe piloti, të cilët humbën jetën nga rrëzimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në videon e publikuar ditën e djeshme, shfaqet nusja e buzëqeshur dhe e lumtur në ditën e saj më të bukur, por që u shndërrua në një tragjedi.

Sipas ekspertëve, nga videoja dyshohet se një gabim i pilotit në momentet e fundit të fluturimit, ka shkaktuar aksidentin tragjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?