FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Vazhdojnë lëkundjet sizmike në Maqedoni, rrezik vullkani në Ohër

Vazhdojnë lëkundjet sizmike në Maqedoni. Rreth 10 lëkundje  janë regjistruar që prej mesditës të së hënës, kur një tërmet me magnitudë 5, të shkallës rihter dhe epiqendër pranë Ohrit shkaktoi dëme të shumta materiale.

Pranë  fshatit Kosel, 12 km në verilindje të Ohrit janë shfaqur edhe shenjat e para të asaj që nga media maqedonase cilësohet si ri-zgjimi i vullkanit Duvallo. Lëkundjet e forta janë ndjerë deri në Shqipëri.

Qendra Informative në Ohër u ka thënë qytetarëve të prekur që të qëndrojnë në tenda, në qoftë se shtëpitë e tyre kanë dëme të mëdha dhe frikësohen që të kalojnë natën në banesat e tyre sepse mund të ndodhin lëkundje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?