Rama poston fotot: Muzeu Etnografik në Durrës hap dyert, ekspozohen 125 vepra në nder të Ibrahim Kodra
Muzeu Etnografik i Durrësit ka hapur dyert për qytetarët dhe vizitorët, duke sjellë një hapësirë të re të dedikuar trashëgimisë kulturore dhe artistike. Lajmi u bë i ditur nga Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë e këtij institucioni për promovimin e identitetit kombëtar dhe turizmit kulturor.
Në ambientet e muzeut janë ekspozuar 125 vepra të artistëve italianë, në nder të piktorit të njohur Ibrahim Kodra, duke krijuar një urë lidhëse mes artit shqiptar dhe atij evropian. Hapësira muzeale përfshin gjithashtu pavionin e dedikuar aktorit me famë ndërkombëtare Aleksandër Moisiu, si edhe pavione të tjera që pasqyrojnë traditat, artin dhe jetën e përditshme të zonës.
”Muzeu Etnografik hapi dyert për qytetarët e Durrësit dhe për vizitorët e shumtë. Në ambientet e muzeut janë ekspozuar 125 vepra të artistëve italianë, në nder të piktorit të shquar Ibrahim Kodra. Gjithashtu, hapësira muzeale përfshin pavionin e dedikuar Aleksandër Moisiut, si edhe pavione të tjera që pasqyrojnë artin, traditën dhe identitetin lokal. Në këtë muze ndërthuren në mënyrë harmonike historia, kultura, arti dhe trashëgimia, duke krijuar një përvojë frymëzuese për çdo vizitor”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

