Ndryshimet në ligjin e shtetësisë, Balla: Lehtësojnë procesin e marrjes së pasaportës shqiptare

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, prezantoi disa ndryshime dhe ndërhyrje në ligjin e shtetësisë, konkretisht në nenin 9. Ai shprehu se ndërhyrja vjen pas një problematike të ndritur nga bashkatdhetarët në Samitin e Diasporës teksa shprehu se ndryshimet lehtësojnë dhe përshpejtojnë marrjen e pasaportës në rastin e çifteve të martuara ku njëri prej tyre mban nënshtetësinë shqiptare ndërsa tjetri jo.

“Dua të sqaroj kolegët dhe publikut për ndryshimet që kemi sjellë në ligjin për shtetësinë, të cilat i vlerësojmë si të domosdoshme për të qartësuar zbatimin e nenit 9 të ligjin, i cili nga puna e përditshme midis institucioneve të përfshira, ka rezultuar të ketë krijuar paqartësi në mënyrën e leximit dhe për pasojë vështirësi në miratimin e shumë aplikimeve për shtetësi shqiptare.

Për kujtesë institucionale në ligjin e shtetësisë, neni 9 parashikon përfitimin e shtetësisë në raste të veçanta kur republika ka interes të përbashkët në fusha të ndryshme. Një numër i konsiderueshëm kontributesh në sportin shqiptar kanë ardhur nga kjo procedure, përmes këtij ndryshimi. Shqiptarë të diasporës kanë patur mundësi të marrin nënshtetësinë shqiptare. Në zbatim të këtij parashikimi dhe me vendim të KM u krijua dhe Agjencia e hartimit të programeve të veçantë të shtetësisë, që është institucioni që bën të gjithë procesin për t’ia dërguar më pas presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, nga një analizë e zbatimit rezultoi se ky model kishte krijuar mbivendosjë funksionesh dhe paqartësi në ndarjen e përgjegjësive dhe agjencia kishte edhe rolin e hartuesit të programit, por edhe rolin e verifikuesit të hartimeve. Ndaj kemi sjellë riformulim dhe kemi përcaktuar interesi shtetëror identifikohet nga institucionet përkatëse të ekzekutivin dhe ato ja paraqesim presidentit.. Pjesa tjetër që erdhi me amendamentet erdhi nga një problem që u ngrit në Samitin e Diasporës. Pra shumë bashkatdhetarë e ngritën si shqetësim se dispozita aktuale, krijojnë një trajtim të pabarabartë mes çifteve rezidente dhe atyre jo rezidente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e papranueshme që një shqiptar i Shqipërisë i martuar në një shqiptare nga Kosova, ta ketë shumë të vështirë të marrë nënshtetësinë për gruan e tij dhe anasjelltas. Kemi bërë një ndërhyrje që e lehtëson marrjen e kësaj shtetësie dhe e shpejton atë. Edhe më të përshpejtuar nëse je rezident në Shqipëri. U surprizova që në komisione opozita nuk e mbështeti. Propozimet synojnë dhënien e shtetësisë, por të kontrolluar. Shpresoj që deri kur të vijë koha e votimit edhe opozita ta mbështesë”, tha Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?