Luiz Ejlli rikthehet në Top Channel si kurrë më parë
Luiz Ejlli pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel, por këtë herë në një rol të ri. Fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, do të jetë moderator i një programi të ri televiziv përgjatë vjeshtës. Formatit i mbahen ende të fshehta detajet specifike, por mësohet se programi pritet të nisë zyrtarisht transmetimin gjatë muajit tetor.
Mbetet për t’u parë se si do të përshtatet ai në këtë pozicion të ri, i cili kërkon një lloj tjetër dinamike me ekranin.
Duke njohur natyrën e tij spontane dhe lehtësinë për të krijuar batuta, ky rikthim ka ngjallur interes të menjëhershëm te publiku, i cili është gati ta shohë në këtë sfidë të re televizive. Ne do të mbetemi në kërkim të detajeve të reja rreth këtij formati për t’ju mbajtur të informuar përpara premierës.
KOHA JONË SONDAZH

