Presidenti Begaj në Vatikan, takohet me Papa Leonin XIV: E ftova të vizitojë Shqipërinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi dje një vizitë zyrtare në Vatikan. Kreu i Shtetit u prit në një audiencë nga Papa Leone XIV në Pallatin Apostolik, me të cilin zhvilloi një bisedë të përzemërt.

Begaj ka ndarë momentin e takimit me Atin e Shenjtë, duke shkruar se lidhja e Shqipërisë me Vatikanin ka vlera të mëdha historike, duke shtuar se e ka ftuar të vizitojë Shqipërinë.

“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësova marrëdhëniet tona dhe e ftova Atin e Shenjtë për të vizituar Shqipërinë”, shkruan Begaj.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?