FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luka Modric drejt largimit nga Milani, e ardhmja mund të jetë sërish në Madrid

Aventura e Luka Modric me Milanin duket se po shkon drejt fundit, në një mënyrë larg pritshmërive të tifozëve dhe vetë mesfushorit kroat. Pas një sezoni të vështirë dhe dështimit për të siguruar një vend në Champions League, ish-fituesi i Topit të Artë raportohet se ka vendosur të mos vazhdojë eksperiencën me kuqezinjtë.

Modric besohet se kishte imagjinuar një fund tjetër të aventurës së tij në Milano, ndoshta mes duartrokitjeve në San Siro pas dy sezonesh si protagonist. Në vend të kësaj, fundi i kampionatit solli zhgënjim të madh, tensione në ambientin kuqezi dhe një ndjesi dështimi kolektiv pas mungesës në elitën europiane.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, rinovimi i kontratës për një sezon tjetër dukej pothuajse i sigurt. Modric kishte krijuar një raport pozitiv me trajnerin Massimiliano Allegri dhe drejtuesit e klubit, por kërkonte garanci të qarta mbi projektin teknik dhe objektivat sportive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosarritja e kualifikimit në Champions League ka ndryshuar skenarin. Burime pranë lojtarit flasin për një zhgënjim të thellë të kroatit, i cili mbeti i prekur nga rënia sportive e Milanit dhe klima e trazuar mes protestave të tifozëve dhe ndryshimeve në drejtimin e klubit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht përkushtimit të tij, deri në rikthimin e përshpejtuar pas një dëmtimi në mollëz për të qenë pranë skuadrës në fundin e sezonit, Modrić nuk arriti të ndikonte në ndryshimin e fatit të ekipit.

Për të ardhmen, pistat më konkrete duket se çojnë drejt Real Madridit. Edhe pse oferta nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara nuk mungojnë, ato nuk e bindin mesfushorin kroat.

Sipas raportimeve, Real Madridi po shqyrton mundësinë e rikthimit të Modrić, jo si lojtar, por në një rol drejtues ose operativ brenda sektorit sportiv të klubit, duke ruajtur lidhjen me një nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne madrilene.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?