Rekord i temperaturave të larta në Europë, raportohet për shtatë viktima nga i nxehti në Francë
Europa po përballet me një valë të pazakontë të nxehti, me temperatura rekord që kanë prekur veçanërisht Francë, ku autoritetet raportojnë tashmë shtatë viktima të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me kushtet ekstreme të motit.
Sipas zëdhënëses së qeverisë franceze Maud Bregeon, rastet përfshijnë disa rajone si Gironde, Marne, Seine-et-Marne dhe Maine-et-Loire, si dhe dy persona që humbën jetën gjatë aktiviteteve sportive në Paris dhe në periferi të Lionit.
Autoritetet meteorologjike të Météo-France paralajmërojnë se temperaturat kanë arritur deri në 33–36°C në disa zona nën alarm “portokalli” për valë të nxehti, duke e cilësuar situatën si një nga më të fortat për muajin maj.
Tetë departamente në Francë janë vendosur në alarm portokalli, ndërsa në Paris temperaturat kanë kaluar 30°C pikërisht në periudhën kur zhvillohet turneu i Roland Garros.
Vala e të nxehtit ka prekur gjithashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar, ku në Londër janë regjistruar deri në 34.8°C, duke thyer rekorde historike për muajin maj. Sipas Met Office, pritet që temperaturat të arrijnë deri në 35°C, një nivel i cilësuar si “tropikal”.
KOHA JONË SONDAZH

