FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama shigjeton Albin Kurtin: “Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë””….

Burime nga pika kufitare e Morinës në Kukës tregojnë se këtë të shtunë kanë kaluar kufirin për në Shqipëri, 897 të rinjë, mes orës 12.30 deri në ora 17.40. Saktësisht nuk dihet sa nga këto të rinjë kanë shkuar në protestë në Tiranë, por shumica ishin në grupe që ishin për në sheshin para kryeministrisë. Burimet jo zyrtare tregojnë se ishin të partisë së Albin Kurtit që thërrisnin “Edi Rama ka maru, ka maru”.

Dihen raportet jo miqësore mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit. Nuk dihet saktësisht nëse qindra të rinjë të LVV kanë ardhur me porosi të kryeministrit Kurti, por një pjesë e identifikuar e tyre janë në grupin e shoqërimit ( jo të punësuar) të Albin Kurtit gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë ngjarja e grisjes së flamurit të Izraelit te ambasada izraelite në Tiranë, këtë të shtunë, nga protestues ka shkaktuar një stuhi diplomatike, sepse ka reaguar ambasada e Izraelit, ministria e Jashtme e Shqipërisë, por edhe kryetari i PD, Sali Berisha. Policia po heton për të gjetur autorin apo grupautorët që t’i arrestojë. Dyshimet e deritanishme janë se vijnë nga grupi kosovar i LVV në bashkëpunim me disa pjesmarrës të protestës të nxitur nga një xhami e Shqipërisë, e cila hetohet si financuese e një grupi me tendenca islamike radikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këtë pjesmarrje aktive te LVV në protestën kundër kryeministrit shqiptar ka reaguar edhe vetë Rama. Në fakt reagimi kryeminstror, që thotë se Albini nuk ka gisht, me finesë tregon se Albin Kurti ka gisht dhe dorë të plotë…

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja statusi i plotë i Edi Ramës-

Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!

Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.

Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?

Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë e shqiptare, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.

Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:

“Ju rrugaça e sallahana,

vagabonda shakllabana,

rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni n’mushkni…”

Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?