FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor.

Pas përfundimit të procesit të konkurrimit për Drejtor Qarku, disa drejtues janë emëruar në krye të drejtorive vendore të policisë, ndërsa janë bërë edhe emërime të reja në komisariate dhe poste drejtuese në disa qarqe të vendit.

Emërimet:

Swiss Digital Desktop Reklama

-Drejtues Ardrit Elmazi, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Drejtues Dashamir Spaho, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

-Drejtues i Parë Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

-Drejtues Armir Gjikolaj, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pasi ka dhënë dorëheqjen nga detyra, me kërkesë të tij, emërohet në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

-Kryekomisar Idris Daulle emërohet në detyrën Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

-Kryekomisar Erion Duma emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Klodjan Çeka emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

-Komisar Sokol Myrta emërohet në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?