40 ditë në protestë, aktivistja Arilda Lleshi bën thirrjen: Të organizohemi përtej revoltës
Sot shënohen 40 ditë protestë dhe aktivistja Arilda Lleshi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, thotë se qëndresa e tyre tashmë duhet të kalojë nga një revoltë qytetare në një lëvizje më të organizuar, proces që sipas saj duhet të vijë natyrshëm.
”Ne nuk kemi një shtet të së drejtës. Duke qenë se tashmë jemi në temperatura të larta politike, protesta nisi si një revoltë qytetare dhe nuk ishte e organizuar. Më pas ajo solli masivitetin, energjinë demokratike, por nga ana tjetër solli edhe sfidën e vendimmarrjes.
Pas një periudhe, kur njerëzit që identifikoheshin me këtë lëvizje ndiheshin të kërcënuar ose të goditur nga qeveria, tani pas 40 ditësh duhet të kalojmë nga një revoltë në një lëvizje të organizuar. Kemi kërkesa, por duhet t’u japim formë. Duhet të kalojmë nga fjala te një mendim më i strukturuar, t’i qartësojmë qëllimet dhe mënyrën se si do të ecim përpara.
Mendoj se duhet të kalojmë nga revolta në një lëvizje më të organizuar, por ky është një proces që duhet të vijë natyrshëm. Nuk do të jetë i lehtë dhe as i shpejtë, por është diçka që duhet të ndodhë”.
KOHA JONË SONDAZH

